
PDK, është model i demokracisë institucionale
Prof. dr. Agim ZOGAJ
Një prej çështjeve thelbësore në zhvillimin, reformimin e partive bashkëkohore politike është forcimi i demokracisë së tyre të brendshme, pra, fuqizimi i demokracisë brenda partiake. Vetëm ato parti politike, të cilat, në politikat e tyre publike i respektojnë, i afirmojnë standardet e demokracisë partiake, mbi parimet e qytetërimeve euro-perëndimore, vetëm ato, siç është rasti me PDK-në, mund të reflektojnë, demokraci në jetën shoqërore, politike, parlamentare. Pra, përgjithësisht, demokraci për popullin, për qytetarin, demokraci, e cila, do të jetë në shërbim të sistemit të vlerave shoqërore dhe politike. Partia Demokratike e Kosovës, si bashkim kolektiv, vullnetar i ideve, e cila, që nga themelimi i saj, vepron jo për pushtet, por për shtet, për Kosovë, është prijatare në inaugurimin e demokracisë pluraliste, qytetare dhe parlamentare. Demokracia politike, parlamentare, të cilën sot e kultivon PDK-ja, është model institucional për jetën politike, qeveritare dhe parlamentare në Kosovë. Pavarësisht, nga kjo histori e ndritshme e demokracisë dhe e kulturës politike, reformatore të PDK-së, e inauguruar si vlerë, si qytetërim, dje, me kryetarët, Thaçi dhe Veseli, sot me Kryetarin reformator, z. Krasniqi, PDK me guxim aspiron zgjerimin e kufijve të demokracisë pjesëmarrëse.
Sot, në zhvillimet aktuale politike, shoqëroren nëpër të cilat po kalon Kosova, na duhet vullnet, unitet dhe moral i ri politik që, proceset e shtrirje së demokracisë partiake, veçmas të demokracisë parlamentare, të kulturës politike, të komunikimit, t’i avancojmë, përmes emblemës së PDK-së. Kjo nënkupton, gjithnjë e më tepër, dialog përmbajtësor me anëtarësinë, debat të brendshëm, për politikat publike të PDK-së, për format, mënyrat më të suksesshme dhe më demokratike, për çështjet me interes nacional, për ndërtimin e sistemit të ri të vlerave shoqërore, sepse, PDK është parti shtetformuese. Ndërkohë, në të gjitha nivelet e organizimit të jetës politike, partiake, PDK, po krijon hapësirë për ide të reja, ide reformatore, për koncepte bashkëkohore të politikëbërjes, emancipimit politik e kulturor, mbi të gjitha, intelektualizimin e jetës partiake. Në këtë kuptim, PDK, edhe në nivel kombëtar, është model i politikbërjes demokratike, sepse, sipas filozofisë politike të PDK-së, pushteti, qeveria, parlamenti duhet të jenë në shërbim të qytetarit.
Kultura e dialogut dhe pluralizmi politik
Me këtë qasje, demokratike, ashtu siç, përherë, e vë në pah, kryetari i PDK-së, z. Memli Krasniqi, ne, e begatojmë kulturën politike, kulturën e dialogut, pluralizmin, tolerancën politike në mendimet, pikëpamjet, për dhe kundër, e përparojmë, nivelin e ri të emancipimit shoqëror, kulturor, jo vetëm të anëtarësisë së PDK-së, por të shoqërisë mbarë. Demokracia brenda partiake në PDK, siç dëshmon historia e sukseseve të PDK-së, nënkupton krijimin e hapësirës, të ambientit politik në të cilin, demokracia e shumicës garanton respektimin e mendimit të pakicës, për më tepër, siç janë përvojat e PDK-së, krijon tolerancë ndaj mendimit ndryshe dhe e kundërshton, e përjashton dogmatizimin e mendimit politik, partiak. Në këtë mënyrë, me një vizion modern politik të PDK-së, po ia dalim me sukses, që të jemi shembull i kulturës politike, në jetën shoqërore, parlamentare në Kosovë. Gjithsesi, edhe në ballafaqimet politike të radhës, PDK, do të jemi forcë politike avangardë, më e besuara për zgjedhësit, do të jemi fitimtar, sepse, në këtë kohë, fitorja e PDK-së, është alternativa jonë e vetme dhe e Kosovës mbarë ! Sërish, sikur dikur, dritaret e një të sotme prosperuese për Kosovën, mund t’i hap, vetëm PDK-ja, sepse, PDK, është vlerë, është ndërgjegje, krenari kombëtare, është djepi i shtetit, i themelimit, i faktorizimit të Republikës së Kosovës!
(Autori është, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës)