PDK fuqizon zërin e diasporës me 57-shin, Shaip Kadriajn dhe 77-shin, Besim Hoxhën

17 maj 2026 | 13:46

Në zgjedhjet e 7 qershorit të këtij viti, partitë politike kanë përfshirë në listat zgjedhore figura me kontribute të veçanta për vendin. Krahas kandidatëve nga Kosova, në lista janë përfshirë edhe veprimtarë e afaristë të njohur nga diaspora, të cilët prej vitesh kanë dhënë kontribut të çmuar për shoqërinë dhe shtetin.

Në këtë drejtim, Partia Demokratike e Kosovës duket se ka treguar një kujdes të veçantë duke përfshirë në listën e saj emra të njohur nga diaspora e Zvicrës, si Shaip Kadriaj, Besim Hoxha, Haki Morina dhe të tjerë.

Për organizimin sa më të mirë të diasporës dhe përgatitjet për zgjedhje, kandidati me numër 57 i PDK-së, Shaip Kadriaj, dhe kandidati me numër 77, afaristi Besim Hoxha, janë takuar për të koordinuar aktivitetet dhe fushatën, si në diasporë ashtu edhe në Kosovë. Qëllimi i tyre është mobilizimi sa më i madh në mbështetje të PDK-së dhe vizionit të Bedri Hamzës për kryeministër.

Diaspora ka qenë gjithmonë një shtyllë e rëndësishme për Kosovën, prandaj përfaqësimi i saj në Kuvend mbetet jetik. Sipas mbështetësve të tyre, Shaip Kadriaj dhe Besim Hoxha konsiderohen ndër zërat më adekuatë për të përfaqësuar interesat dhe kërkesat e mërgatës në institucionet e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Mohamed Salah duket se po merr drejtim…