PDK-ja akuzon LDK-në për veprime të kundërligjshme në Vushtrri

14 nëntor 2021 | 13:28

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Vushtrri ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidatin e saj për kryetar, Xhafer Tahiri për një veprim të kundërligjshëm.

Sipas PDK-së, LDK-ja ka angazhuar për vëzhgues kandidatin për kuvend komunal, Behar Duraku.

“PDK-ja në Vushtrri reagon ashpër dhe denoncon publikisht tentimin e kryetarit në ikje (Xhafer Tahiri nga subjekti politik LDK), i cili paturpësisht edhe në ditën e zgjedhjeve angazhon kundërligjshëm kandidatin për kuvendin e komunës Behar Duraku, duke e pajisur me ‘bexh’ të falsifikuar në rolin e vëzhguesit në Qendrën e Votimit ‘2717 B’ në fshatin Stroc, duke bërë dy veprime të kundërligjshme: ‘bexhi’ i falsifikuar dhe angazhimi i tij në shkelje flagrante të nenit 36 të Ligjit për Zgjedhje”.

“PDK-ja fton publikisht edhe organet kompetente për të parandaluar veprimet e tilla të kundërligjshme, të cilat kryetari në ikje nga paniku i humbjes, nuk po zgjedh mjet për ta cenuar mbarëvajtjen e procesit të lirë dhe demokratik të balotazhit”, është thënë në reagimin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I shoqëruar nga këshilltarë e miq, ish-kandidati i Nismës për…