PDK-ja dhe LDK-ja kritikojnë ministrin Murati, shkak inflacioni dhe të hyrat

03 tetor 2023 | 12:59

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka adresuar një varg kritikash në adresë të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Bajrami ka thënë se të hyrat financiare janë rritur për shkak të inflacionit.

“Nëse një produkt ka kushtuar një euro dhe TVSh-ja është 18 për qind, atëherë shteti i ka inkasuar 18 centë dhe nëse produkti është rritur në 1.50, atëherë i keni inkasuar 27 centë dhe arsyeja e rritjes së të hyrave është inflacioni dhe kjo i bie që në kurriz të qytetarëve”.

Pas kritikave të Bajramit, ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadriu.

Ajo ka thënë se për shkak të neglizhencës, Vitia është lënë pa u kyçur në autostradë dhe tani një gjë të tillë është duke e bërë qeveria Kurti.

“Kyçja e Vitisë në autostradë nuk është bërë për 12 vite dhe është lënë për shkak të 2 milionë eurove anash. Është pikërisht LDK që Ligjin për çmimin për tavan e ka dërguar në Kushtetuese dhe pikërisht një kryetar komune nga PDK-ja e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për tatimin në pronë”, ka thënë ajo.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka thënë se gjetjet e vitit 2021 me atë të vitit 2022 janë të njëjta. Ai si shembull ka marrë pagesat e qytetarëve serbë të punësuar në bazë të marrëveshjes së Brukselit, të cilët paguhen pa shkuar në punë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rubla ruse është dobësuar sërish kundrejt dollarit amerikan në fillim…