PDK-ja është për zgjedhje të reja pasi të kalojë pandemia Covid-19

26 maj 2020 | 22:40

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka thënë se PDK-ja është e gatshme që vendi të shkojë në zgjedhje sapo pandemia Covid-19 të ketë përfunduar në Kosovë.

“PDK-ja qysh në takimin e parë me presidentin e Kosovës ka thënë që është për zgjedhje pasi të kalojë pandemia dhe ato qëndrime i kemi sot. Ditën kur krijohen kushtet dhe mundësitë që pandemia nuk është në Kosovë PDK-ja është që atë ditë të mbahen zgjedhjet. Nuk kemi nevojë t’i frikësohemi. Jemi për zgjedhje ditën kur krijohen kushtet që të mbahen zgjedhjet – dhe këtë qëndrim e kemi prej ditës së parë”, ka thënë Gashi në Rubikon të Klan Kosovës.

Gashi komentuar edhe 100 ditët e Qeverisë Kurti.

“Ky koalicion për 100 ditë i ka bërë jashtëzakonisht dëme të mëdha vendit duke filluar nga marrëdhëniet me ShBA-të, si një prej aleatëve më të fuqishëm. Mos të flasim për veprime jashtëzakonisht të dëmshme duke përfshirë edhe shkeljet kushtetuese që kanë ndodhë së paku dy herë nga kjo qeveri”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se kjo parti…