PDK-ja kërkon të zbatohet vendimi që liron nga pagesa qytetarët që shfrytëzojnë trafikun urban

22 nëntor 2020 | 14:06

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, ka kërkuar që të nisë zbatimi i vendimit për lirim nga pagesa për qytetarët që shfrytëzojnë trafikun urban.

Asamblisti i PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, në një konferencë për medie ka thënë se propozimi i partisë së tij është vendim i marrë nga 11 nëntori.

Ai ka thënë se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka për obligim zbatimin e vendimeve të Kuvendit Komunal. “Qytetarët sot më shumë se kurrë kanë nevojën për ndihmë, komuna ka të shpenzuar vetëm 60 për qind të buxheti komunal, dhe kjo është një arsye që të zbatohet ky vendim”, ka thënë Retkoceri.

Ndërsa nënkryetari i PDK-së në Prishtinë, Ilirik Musliu, ka thënë se shfrytëzimi i trafikut urban do të ndikojë në uljen e ndotjes së ajrit.

Ndërkohë, propozimin e PDK-së e kanë mbështetur dhe miratuar edhe asamblistët tjerë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, bashkë…