Shpërndahen 400 koshere bletësh për fermerët ferizajas

22 nëntor 2020 | 14:01

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, bashkë me zyrtarët e kësaj drejtorie, kanë bërë shpërndarjen e 400 koshereve të bletëve për 131 përfitues, prej tyre pesë koshere janë ndarë për shkollën e agrobiznesit “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

“Janë këto subvencionet e vazhdueshme, si asnjëherë më parë që po shpërndahen nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, të cilat po përmirësojnë dukshëm mirëqenien e bujqve e fermerëve ferizajas, përmes mekanizmave bujqësor, subvencionimit me kultura bujqësore e të tjera për të cilat po përfitojnë bujqit e fermerët ferizajas”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.

Sipas këtij njoftimi, drejtori Bajrami ka thënë se ky aksion, tashmë është bërë i shpeshtë me të vetmin qëllim, rritjen e përkrahjes për veprimtarinë e bletarisë, një numër të madh të kultivuesve të së cilës ka Ferizaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli…