PDK-ja: Komisioni Hetimor do të zbardhë çdo keqpërdorim gjatë krizës energjetike

11 maj 2022 | 16:56

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe ka marrë disa vendime me rëndësi.

Anëtarët e Kryesisë së PDK-së e kanë vlerësuar të drejtë dhe të domosdoshëm vendimin e Kuvendit të Kosovës për formimin e Komisionit Hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës së energjisë nga qeveria dhe institucionet tjera përgjegjëse, që ishte propozim i grupit parlamentar të PDK-së i mbështetur edhe nga deputetë të partive tjera të opozitës.

“PDK si lidere e opozitës po luan rolin e saj demokratik në mbikqyrjen e punës së qeverisë dhe puna e Komisionit Hetimor parlamentar do të zbardhë çdo keqpërdorim dhe keqmenaxhim të Qeverisë dhe institucioneve tjera gjatë krizës energjetike, ku qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të paguajnë faturat e energjisë me rritje të çmimit mbi 100 për qind. Në vazhdën e reformave dhe të konsolidimit të degëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në pajtim me vendimin e mbledhjes së fundit të Këshillit Drejtues, si dhe në bazë të nenit 31 të statutit, Kryesia e PDK-së ka vendosur që të caktoj udhëheqësinë e përkohshme në Degën e PDK-së Istog, me kryetar z. Ali Nimanaj si dhe në Obiliq me kryetare znj. Enise Haliti, të cilët bashkë me anëtarët e rinj të kryesive të degëve përkatëse, kanë përgjegjësi të konsolidojnë të gjitha strukturat e degëve deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në PDK”, ka njoftuar PDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dështimit të sotëm të votimit të marrëveshjes ndërkombëtare në…