PDK-ja merr mbështetjen e Bashkësisë së Dytë Lokale në Gjakovë
Kryetari i degës së PDK-së, në Gjakovë, Hajdar Beqa, njëherit bartësi i listës zgjedhore të PDK-së, në zgjedhjet komunale që do të mbahen me 12 tetor, së bashku me kandidatin për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabanin, kanë prezantuar në Bashkësinë e Dytë Lokale, kandidatët për asamble komunale; Anila Doli, Dorina Bakalli, Dr.Leonora Lleshi dhe Zegjina Juniku.
“Së bashku me Ervin Shabanin dhe kandidatët tanë për Kuvend Komunal – Anila Doli, Dorina Bakalli, Dr.Leonora Lleshi dhe Zegjina Juniku – diskutuam për projekte konkrete që do t’i shërbejnë zhvillimit të Komunës sonë.”, ka shkruar Beqa.
Njoftimi i plotë i tij:
Takim i frytshëm me qytetarët aktivë të Bashkësisë së Dytë Lokale!
Së bashku me Ervin Shabanin dhe kandidatët tanë për Kuvend Komunal – Anila Doli, Dorina Bakalli, Dr.Leonora Lleshi dhe Zegjina Juniku – diskutuam për projekte konkrete që do t’i shërbejnë zhvillimit të Komunës sonë.
Sepse zëri juaj dhe idetë tuaja janë baza e së ardhmes së qytetit tonë!
#MamirePerGjakoven #PDK191 #ErvinShabani




