PDK-ja në Vushtrri dënon rastin e ngacmimit seksual ndaj dy nxënësve

21 janar 2020 | 23:26

Dega e PDK-së në Vushtrri ka reaguar ndaj mësimdhënësit nga Vushtrria që po dyshohet për ngacmim seksual ndaj dy nxënësve të tij. Partia ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që ta trajtojnë rastin dhe që të bëhet mbrojtja e nxënësve nga të tilla veprime.

“PDK dënon rastin e ngacmimit seksual në një shkollë të Vushtrrisë – kërkon nga institucionet e drejtësisë të veprojnë Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri ka ndjekur me shqetësim ngjarjen e fundit në Gjimnazin “Eqrem Cabej” dhe dënon çdo lloj forme të ngacmimit seksual nga kushdo qoftë e aq më pak nga një mësimdhënës”.

“Shkolla ka qenë përherë një institucion edukativo-arsimor dhe i tillë duhet të vazhdoj të mbetet. Veprimet e tilla nuk i kontribuojnë e as i bëjnë nder kësaj të fundit. Ndërkohë, Drejtoria e Arsimit në komunën e Vushtrrisë duhet medoemos të ofrojë kushtet e duhura për mësim dhe mbrojtjen e nxënësve nga ky fenomen duke siguruar mos cenimin e integritetit personal nga askush gjatë orarit mësimor. Profesori Hysen Ademi, që është edhe anëtar i Vetëvendosjes fatkeqësisht ishte propozuar para një viti edhe si drejtor në këtë shkollë në Komunën e Vushtrrisë”.

Ndërkaq, dega e Vetëvendosjes në Vushtrri ka njoftuar më parë se e kanë përjashtuar Hysen Ademin nga partia pasi arrestimit nga policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në cilësinë  e drejtuesit të radhës së OSBE, kryeministri Edi…