PDK-ja propozon pako emergjente prej 320 milionë eurove, kërkon që seanca të mbahet më 14 prill

07 prill 2020 | 16:58

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar qasjen e qeverisë për ndarjen e Pakos Emergjente për  t’iu dalë në ndihmë kategorive të ndryshme të shoqërisë.

Hamza në një konferencë për medie ka thënë se kjo parti ka mbledhur nënshkrimet që më të martën prill të mbahet një seancë e Kuvendit në të cilën do ta propozojnë Pakon Emergjente.

“Kjo situatë ka ndikim social dhe ekonomik. Me qëllim të adresimit të sfidave si shtet, ne si PDK kemi iniciuar thirrje të seancës të martën për thirrjen e seancës, më 14 prill. Nëse ne sot nuk veprojmë, efektet nuk kanë me qenë të njëjta. Jemi të hapur me të gjitha partitë në Kuvend. Qëllimi ynë është që çështjet mos t’i kompleksojmë. Masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme sepse është vërejtur edhe në aspektin  profesional sepse e dimë se buxheti është votuar së voni. Për këtë qëllim në si PDK e kemi bërë propozimin që përfshinë pako deri në 320 milionë euro”, ka thënë Hamza.

Sipas tij pagat e punëtorëve në sektorin privat të paguhen nga 300 euro në muaj për tre muajt e  ardhshëm.

“Shumica e ndërmarrjeve private e kanë ndaluar aktivitetin e tyre dhe për këtë kërkojmë një fond për këto ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Shtesat për të punësuarit që janë në vijat e para siç janë sektori shëndetësor. Në Klinikën Infektive të kenë për 3 muaj t’i kenë nga 500 euro. Subvencionimi i ndërmarrjeve publike të subvencionohen me 20 milionë euro”, ka thënë Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izmi Zeka Në këto ditë të rënda të Pandemisë më…