50% të pagës që merret nga shteti, në mënyrë vullnetare t’u ndahet njerëzve në nevojë gjatë pandemisë

07 prill 2020 | 16:52

Izmi Zeka

Në këto ditë të rënda të Pandemisë më shumë se kurrë kemi nevojë për solidaritetin, bashkëpunimin dhe aktivizimin e të gjithëve për të ruajtur shëndetin dhe për të ndihmuar shtetin tonë për kalimin sa më të lehtë të kësaj pandemie.

Jeta është me e rëndësishme se gjithçka. Andaj në këtë situatë që po kalojmë kemi nevojë për ndihmën ndaj njëri tjetrit, respektimin e rregullave të vendosura nga institucionet shëndetësore.

Personalisht mendoj që nëse eventualisht ftohet ndonjë seancë e jashtëzakonshme propozoj që :

Të gjithë punonjësit shtetëror duke filluar nga Presidenca, Qeveria, Parlamenti e deri të shërbyesi më i thjesht civil e të cilët janë të punësuar nga dy anëtarë të familjes në institucione shtetërore dhe komunale të ndajnë njëri prej tyre në dy muajt e ardhshëm 50% të pagës së tyre në mënyrë vullnetare.

Këto mjete tu dedikohen atyre që janë në nevojë dhe rastet specifike që shihen nga shteti se duhet doemos të ndihmohen.

Kjo çështje duhet të filloj nga Qeveria dhe Parlamenti pastaj të vazhdoj tutje.

Më shumë ky aspekt është solidarizim me vetveten dhe qytetarët në përgjithësi.

Pandemia nuk përsëritet çdo ditë apo tërë jetën. Andaj lus të gjithë që gjitha institucionet që ta kenë në konsideratë këtë propozim tim.

Në këtë mënyrë përveç tjerave edhe mund të ndihmojmë edhe financat e shtetit për të kaluar sa më me pak këtë dhimbje pandemike.

Këto mjete duhet të gjendet rrugë për t’u derdhur në një kodë të veçantë të institucioneve të buxhetit të Kosovës për t’u derdhur.

Për fund edhe njëherë qoftë edhe përmes sindikatave që janë të organizuar punëtorët të gjejnë zgjidhje më të shpejtë nëse kanë vullnet për të realizuar këtë ide e që është interes i vetë jetës dhe solidaritetit me të gjithë ata që nuk kanë të ardhura në familje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arbën Vitia, me rastin e…