PDK-ja s’do të tentojë për të formuar qeveri pas dështimit të Kurtit, Krasniqi: S’është e mundshme

26 tetor 2025 | 12:33

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se presidentes Osmani do t’i thotë që nuk i kanë votat e nevojshme për të formuar qeverinë.

“Nëse na fton presidentja nesër, pyetja e saj do të jetë ‘a keni shumicë’, unë do t’i përgjigjem menjëherë që jo dhe nuk do të tentojmë për ta bërë një shumicë të re sepse një gjë e tillë nuk është e mundshme”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se as Vetëvendosje nuk e ka shumicë.

“Fatkeqësisht i bie që duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme sa më parë”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Dimal…