PDK-ja vazhdon reformat brenda strukturave

09 prill 2020 | 19:57

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ky subjekt politik është duke vazhduar intensivisht reformën e saj të brendshme, pavarësisht situatës emergjente.

“Gjithmonë të kujdesshëm, duke respektuar rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e duke shfrytëzuar avantazhet e teknologjisë së informacionit, ne vazhdojmë rregullisht komunikimin brenda strukturave. Sot bisedova në video-konferencë me kryetarët e degëve si dhe anëtarët e kryesisë së PDK-së, për aktivitetet e ardhshme si dhe për nismat tona konstruktive për sa i përket masave ekonomike që duhen marrë për të përballuar siç duhet luftën kundër pandemisë si dhe për të parandaluar kolapsin ekonomik. Me këtë rast, ju ftoj edhe juve sërish që të mbani distancën sociale e mos të dilni pa nevojë nga shtëpia. Së bashku do t’ia dalim ta tejkalojmë këtë vështirësi”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, u…