Selimi: Nuk ka trimëri e as burrëri me koronavirusin

09 prill 2020 | 19:48

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar në ballafaqimin me pandeminë Covid-19.

Selimi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se nuk ka trimëri e as burrëri me koronavirusin.

Postimi i plotë i tij:

“S’KA TRIMNI E BURRNI ME VIRUS’

Kur shumica e qytetarëve të vendit po tregojnë nivel të lartë të përgjegjësisë me respektimin situatës së pandemisë, kur qeveria, mjekët, policët dhe mekanizmat e tjerë shtetërorë po bëjnë të pamundurën për t’u përballur me këtë virus që e ka pushtuar botën, aty këtu po shoh e po dëgjoj burra që po i shesin trimëri virusit. “S’ka pasë çka m’ban plumbi në luftë e s’ka çka m’ban as Coronavirusi mu…”
Nuk ka trimëri as as burrëri me coronavirusin!
Trimërinë duhet ruajtur aty ku e ka vendin.
Të përdorim maska e dorëza, t’i pastrojmë duart e ambientin, ta ruajmë veten e mbrojmë njerëzit që i kemi pranë. Të mbajmë distancë kur duhet patjetër të dalim nga shtëpitë e të qëndrojmë në shtëpi kur nuk ka arsye të fortë për të dalë!…
Trimëri është ta mbrosh jetën e jo ta sfidosh atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot kontributin e biznesmenit shqiptar…