PDK-ja zgjedhë dy kryetarë të rinj të degëve
Partia Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur të dielën dy kryetarë të rinj të degëve që do të udhëheqin strukturat partiake për jetësimin e platformës, Dekada e Re.
Në Kuvendin Zgjedhor të degës së PDK-së në Shtime, pas një gare fer e demokratike, në mes të Mensur Nezirit e Rrahman Jakupit, ky i fundit është zgjedhur kryetar dege, ndërsa delegatët kanë zgjedhur edhe 51 anëtarët e Këshillit Drejtues të Degës.
Të pranishmit i përshëndetëm anëtarët e Kryesisë qendrore, Fehmi Mujota. Deputeti Fatmir Xhelili dhe kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismaili.
Po ashtu, delegatët e degës së PDK-së në Novobërdë të dielën kanë votuar me shumicë votash Selatin Nuhiun për kryetar të ri të degës në këtë komunë si dhe 31 anëtarë të Këshillit Drejtues të degës.
Nënkryetari i PDK-së, Bajrush Xhemajli, duke folur para delegatëve të PDK-së në Novobërdë, tha se këto zgjedhje po e freskojnë dhe forcojnë PDK-në në të gjitha nivelet, duke e rikonfirmuar atë si partia më e madhe në vend.
Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon me reforma në të gjitha nëndegët dhe degët e saj anekënd Kosovës në procesin e brendshëm zgjedhor.
Në këtë këto dy takime të këtyre degëve, është thënë se platforma politika e ideuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, po merr mbështetje të gjerë nga intelektualë të rinj dhe qytetarë të të gjitha profileve.
/Epoka e re/