PDK konfirmon pjesëmarrjen e Memli Krasniqit në takimin e ftuar nga Kurti 

27 qershor 2025 | 12:07

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka konfirmuar pjesëmarrjen e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, në takimin e nesërm që ka thirrur kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Kryetari jonë, z. Krasniqi e përfaqëson partinë në takim dhe qëndrimet që dalin pas atij takimi i shpreh kryetari”.

Gruda tha se takimi i thirrur nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk është kompromis politik.

Sipas tij, zgjidhja është kthimi në votim të hapur pasi sipas tij, këtë frymë e përfaqëson edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete…