
PDK në Lipjan kritikon qeverisjen atje: Është koha për Shukri Bujën
28 gusht 2025
| 16:59
Dega e Partisë Demokratike në Lipjan, ka dalë me kritika për qeverisjen komunale atje, duke thënë se qytetarët e Lipjanit janë lodhur nga premtimet boshe dhe projektet e dështuara.
Nga dega e PDK atje është thënë edhe se nënkalimi në Lipjan që është paraqitur si investim modern në fakt sipas tyre, në vend që të sjellë lehtësi, e ka shkatërruar rrugën me katër korsi.
Në postimin e degës së PDK thuhet se Lipjani meriton më shumë dhe se meriton investime që sjellin zhvillim që të vërtetë. ‘’Është koha për përgjegjësi. Është koha për ndryshim. Është koha për Shukri Bujën’’, thuhet mes tjerash.