Peci merr zyrtarisht drejtimin e Mitrovicës së Jugut më 12 dhjetor

04 dhjetor 2025 | 12:28

Faton Peci do ta marrë drejtimin e Komunës së Mitrovicës së Jugut më 12 dhjetor.

Lajmin e ka bërë vet Peci në një njoftim në rrjetet sociale ku ka treguar se mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal do të mbahet të premten e javës që vjen, në orën 12:00.

“✍️Sot kam nënshkruar ftesën për thirrjen e mbledhjes inauguruese të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, e cila do të mbahet më 12.12.2025, në ora 12:00. Kjo mbledhje shënon fillimin e realizimit të mandatit të dhënë nga vullneti i qytetarëve. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Peci.

Deri më tani, Komuna e Mitrovicës së Jugut është udhëhequr nga Bedri Hamza, i cili së fundmi ka marrë timonin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison është…