PDK në udhëkryq: Reformë e thellë nga baza për rikthim shtetndërtues
Analizë strategjike për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
Baki Azemi, politikolog
Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 përfaqësojnë një moment historik për Partinë Demokratike të Kosovës. Ato nuk janë vetëm një proces elektoral, por një provë serioze për aftësinë e PDK-së që të reformohet nga brenda, të ruajë identitetin e saj shtetndërtues dhe të rikthehet si forcë politike gjithëpërfshirëse dhe udhëheqëse në Kosovë.
PDK ka qenë pjesë e të gjitha fazave të shtetndërtimit të vendit – nga lufta dhe rezistenca, te pavarësia dhe konsolidimi institucional. Pikërisht për këtë arsye, sot ajo ka detyrim politik dhe moral të reflektojë thellë dhe të ndërmarrë reformë reale, jo kozmetike.
Figurat e reja – energji, vizion dhe mendësi moderne
Arian Tahiri – energji e re dhe rikthim i besimit institucional
Arian Tahiri përfaqëson gjeneratën e re politike brenda PDK-së, me qasje moderne, diskurs të qartë dhe orientim institucional. Ai shihet si urë lidhëse mes strukturave tradicionale të partisë dhe pritjeve të elektoratit të ri, veçanërisht në zonat urbane. Tahiri artikulon nevojën për zhvillim ekonomik, meritokraci dhe shtet funksional, duke e pozicionuar PDK-në si alternativë serioze qeverisëse.
Përparim Gruda – qartësi ideologjike dhe pjekuri politike
Përparim Gruda përfaqëson profilin e politikanit të artikuluar, me mendim të strukturuar dhe qasje programore. Ai rikthen debatin substancial brenda PDK-së, forcon boshtin ideologjik të saj dhe ofron qartësi politike në një kohë konfuzioni institucional. Gruda sjell stabilitet, vizion afatgjatë dhe seriozitet politik – elemente thelbësore për reformim të qëndrueshëm.
Figurat shtetndërtuese, profesionale dhe të mbajtura në hije
Përkrah figurave të reja, PDK ka obligim të rikthejë në qendër të vendimmarrjes figurat shtetndërtuese dhe profesionale që kanë kontribuar realisht, por që janë mbajtur në periferi.
Hisen Berisha, me përvojë në mbrojtje dhe siguri, çështje kombëtare dhe shtetndërtim, dhe prof. Enver Hoxhaj, njohës i thellë i diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, përfaqësojnë kapital strategjik që PDK nuk guxon ta neglizhojë.
Krahas tyre ekzistojnë edhe shumë figura të tjera të vjetra të partisë, nga periudha e luftës, pasluftës dhe ndërtimit institucional, të cilat:
– kanë përvojë politike dhe organizative,
– gëzojnë respekt në bazë,
– dhe mund të luajnë rol të rëndësishëm mentorues, unifikues dhe reformues.
Këto figura nuk duhet të mbesin në hije apo të shtyhen drejt pensionimit politik, por të përfshihen aktivisht në procesin e reformës.
Figurat e vjetra – rol reformues, jo ruajtës i status quo-së
Roli i figurave të vjetra të PDK-së duhet të jetë mbështetës i reformës, jo pengesë për të. Ato duhet të shërbejnë si:
– garant i unitetit,
– bartës i përvojës shtetndërtuese,
– dhe mentor për gjeneratat e reja politike.
Pa këtë tranzicion të mençur, reforma rrezikon të mbetet sipërfaqësore ose të përballet me rezistencë të brendshme.
Deputetët e rinj – fytyra e reformës në Kuvend
Deputetët e rinj që arrijnë të fitojnë ulëse në Kuvend janë testi praktik i reformës së PDK-së. Ata duhet të:
– kenë rol aktiv parlamentar,
– përfshihen në komisione kyçe,
– dhe të jenë zë i politikave reformuese.
Deputetët e rinj nuk duhet të shndërrohen në figurë numerike, por në bartës realë të politikave të reja.
Mandatet e gjata – deformim i përfaqësimit politik
Një problem serioz strukturor brenda PDK-së është fakti që shumë deputetë kanë nga tri e mbi gjashtë mandate parlamentare, të fituara kryesisht për shkak të bazës së madhe elektorale në bastionet tradicionale.
Ky fenomen:
– mbyll garën e brendshme,
– bllokon qarkullimin e elitave,
– dhe dekurajon kuadrot e reja.
Kufizimi i mandateve duhet të institucionalizohet, si standard demokratik dhe mekanizëm reformues.
Kandidatët profesionistë – jo vetëm për lista dhe përdorim elektoral
Një nga gabimet më të rënda politike të viteve të fundit ka qenë përdorimi i kandidatëve profesionistë vetëm për mbushje listash zgjedhore, pa u dhënë rol real pas zgjedhjeve, sidomos kur nuk arrijnë votat e nevojshme për deputet.
Ky mentalitet:
– i largon profesionistët nga politika,
– e varfëron programin partiak,
– dhe e dëmton besueshmërinë e PDK-së.
Asnjë kandidat serioz nuk duhet të trajtohet si mjet i përkohshëm elektoral.
Çdo profesionist që kandidon duhet të:
– integrohet në struktura programore,
– marrë përgjegjësi tematike,
– dhe të kontribuojë në ndërtimin e politikave publike edhe pas zgjedhjeve.
Reforma duhet të nisë nga baza – aktive, nëndegë dhe degë
Reforma e vërtetë nuk ndërtohet vetëm nga qendra. Ajo duhet të nisë nga:
– aktivet,
– nëndegët,
– degët.
Një pjesë e konsiderueshme e kryetarëve të degëve janë të konsumuar politikisht dhe pa kapacitet mobilizues. Hapja e rrugës për kuadro të rinj dhe profesionistë është kusht për ringjalljen e partisë në terren.
Balanca rajonale – PDK si parti mbarëkosovare
Edhe pse Drenica mbetet bastion historik i PDK-së, partia nuk guxon të perceptohet si parti lokale apo regjionale. Kandidatët nga të gjitha rajonet e Kosovës duhet të kenë pozita reale fituese, sepse kjo:
– rrit votën partiake në rajonet përkatëse,
– reformon degët lokale,
– dhe forcon karakterin gjithëkosovar të PDK-së.
PDK duhet të sigurojë që kandidatët nga të gjitha rajonet të fitojnë ulëse në Kuvend, me synim rritjen afatgjate të votës partiake.
Përfundim
Rikthimi i PDK-së nuk vjen nga nostalgjia dhe as nga një rajon i vetëm. Ai vjen nga reforma e thellë, hapja nga baza, kufizimi i mandateve dhe respekti për meritën politike.
Arjan Tahiri dhe Përparim Gruda përfaqësojnë energjinë dhe mendësinë e re.
Deputetët e rinj përfaqësojnë fytyrën e reformës në Kuvend.
Hisen Berisha, prof. Enver Hoxhaj dhe figurat e vjetra përfaqësojnë përvojën shtetndërtuese.
Profesionalistët nuk duhet të përdoren, por të fuqizohen.
Vetëm kjo qasje e bashkuar e rikthen PDK-në si parti udhëheqëse, gjithëpërfshirëse dhe shtetformuese të Kosovës.



