PDK përkujton 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të tjerë të UÇK-së
14 dhjetor 2025
| 12:50
Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar sot përvjetorin e 27-të të rënies së Mujë Krasniqit-Kapuçit dhe 40 dëshmorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në “Facebook”, PDK ka shkruar se sakrifica e 41 dëshmorëve, përfshirë Komandantin e Brigadës 113, Mujë Halil Krasniqi, mbetet amanet i përhershëm për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës.



