Shahin Dervishaj: Të bashkuar kundër padrejtësive ndaj çlirimtarëve tanë (video)
14 dhjetor 2025
| 11:50
Afaristi dhe kandidati për deputet i PDK-së me numër 77, Shahin Dervishaj, ka marrë pjesë dje në protestën e mbajtur në Shkup kundër padrejtësive ndaj çlirimtarëve që po mbahen në Hagë.
Ai përmes një video të publikuar në “Facebook” ka thënë se duhet të jenë të bashkuar kundër padrejtësive ndaj çlirimtarëve tanë.
Dervishaj ka thënë se ata duhet të kthehen në vendin e tyre, për çka edhe luftuan e çliruan.



