PDK: Votat me postë për Komunën e Dragashit ishin të manipuluara

25 nëntor 2021 | 12:19

Partia Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme për votat në Dragash.

Përmes një komunikate për medie, PDK-ja ka vlerësuar se Gjykata Supreme ka vërtetuar se votat që kishin ardhur me postë për Komunën e Dragashit ishin të manipuluara me qëllim të deformimit të rezultatit zgjedhor.

Sipas PDK-së, riorganizimi i zgjedhjeve për votuesit me postë do ta rikonfirmojnë  vullnetin e qytetarëve të Dragashit për fitoren e kryetarit Shaban Shabani.

“Qytetarët e Dragashit pavarësisht ku ata jetojnë, do të bashkohen dhe me vullnetin e tyre të lirë e duke mos lejuar manipulimin e vullnetit të tyre, do të votojnë për kryetarin e tyre që ka qeverisur mirë e me transparencë për zhvillimin e kësaj komune. Partia Demokratike e Kosovës fton Prokurorinë që të hetojë deri në fund dhe të ndëshkojë çdo person manipulues që ka guxuar të deformoj vullnetin e qytetarëve të Dragashit që jetojnë jashtë vendit. PDK fton të gjithë qytetarët e Dragashit që do të votojnë me postë që të votojnë lirshëm, pa presion e pa ndikime për kryetarin e Dragashit’, është thënë në komunikatën e PDK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pfizer ka ngritur padi kundër një punonjëse të tyre, me…