Peci: E kemi ndryshuar dhe fuqizuar rrjedhën e sektorit të bujqësisë

19 mars 2024 | 12:13

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se për tre vjet qeverisje ka arritur ta ndryshojë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

“Për tri vite qeverisje, kemi arritur që ta ndryshojmë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë si dhe ta fuqizojmë atë!”, ka shkruar Peci.

Ai tutje ka thënë se në kohën kur pandemia, kriza energjetike, agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe inflacioni, sfidonin edhe shtetet më të zhvilluara ekonomikisht, kanë arritur që të kenë rekord për sipërfaqet e të mbjellave.

Postimi i plotë:

Për tri vite qeverisje, kemi arritur që ta ndryshojmë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë si dhe ta fuqizojmë atë!

43,478 hektar më shumë drithëra apo për 63% më shumë!

Në kohën kur pandemia, kriza energjetike, agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe inflacioni, sfidonin edhe shtetet më të zhvilluara ekonomikisht, kemi arritur që të kemi rekord për sipërfaqet e të mbjellave.

100 mijë hektarë me drithëra!

66 mijë hektarë të mbjella me grurë ndërsa 42 mijë hektarë me misër.

35.5ha rritje e sipërfaqeve të ngritura për prodhimtarinë e perimeve në sera.

142.22ha sipërfaqja totale e ngritur me fruta manore, arrore dhe drufrutore.

Për bukën e sofrës!

May be an image of text that says 'Rekord tokes sẽ punuar nẽ Kosove! Ministria Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural Û Ministarstvo Poljoprivr rede, Sumarstva Ruralnog Razvoja Ministry Agriculture, Agriculture,Fresry and Development'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët serbë,…