Peci e quajti destruktiv kryetarin e Rahovecit, drejtori i Bujqësisë i reagon me një video

04 maj 2022 | 12:10

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci e kishte quajtur jashtëzakonisht destruktiv kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifin, duke thënë se tenton të rivalizojë me Ministrinë që Peci e drejton.

Drejtori i Bujqësisë në Rahovec, Berat Duraku ka shpërndarë një video-incizim të fermerëve rahovecas duke pritur në radhë të gjata për t’u pajisur me një dokument që detyrohen ta nxjerrin në Prizren për të pas mundësi të aplikojnë për pagesat direkte.

“Ministër Faton Peci, ja ‘destruktiviteti’ i Smajl Latifit. Foto dhe video të dërguara nga bujqit e Komunës së Rahovecit duke pritur para zyrës së noterëve në Prizren”, ka shkruar Duraku.

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi kishte kërkuar nga ministri Peci që t’i tërheqë fjalët pas deklaratave se Latifi është destruktiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi është bërë një hero i vërtetë në Mallorca.…