Peci garanton për cilësinë e grurit: Ka mundësi të mbulojmë 70 për qind të nevojave me grurë

09 gusht 2023 | 12:00

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se këtë vit Kosova ka shënuar rekord sa i përket mbjellës së gruri.

Madje sipas tij, në bazë të të dhënave të para vendi ka mundësi që të mbulohen 70 për qind e nevojave me grurë.

Peci ka garantuar se cilësia e grurit është e mirë dhe nuk ka vend për shqetësim.

“Pothuajse se sezoni e korrjeve-shtrirjeve ka përfunduar jemi në fazën finale të raporti në nivel komunal. Këtë vit Kosova ka rekord në të mbjella në të gjitha kulturat e posaçërisht me sektorin e drithërave”.

“Mbi 66 mijë hektar janë të mbjella me grurë, niveli i rendimentit rendimente diku sillet afër 4 tonë për hektarë. Kemi diku 70 për qind të mbulueshmërisë së nevojës së tregut. Nuk ka vend për shqetësim, tash kemi edhe një stabilizim edhe në tregjet ndërkombëtare”, ka thënë ministri Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Vehbi Kajtazi ka njoftuar se një person që e…