Peci: Mirëmëngjes nga qeveria kujdestare në detyrë, e cila ‘edhe në këto rrethana’ e ka prioritet vetëm Kosovën

18 prill 2025 | 11:39

Ministri “i dorëhequr”, Faton Peci, ka tentuar të ironizojë me situatën e krijuar në Kuvend ku opozita po i kërkon anëtarëve të kabinetit që kanë fituar mandate në Kuvend të japin dorëheqje, sipas ligjit.

Duke e quajtur qeverinë “kujdestare”, ai ka publikuar disa vendime që i kanë marrë e që tha se janë tregues se ata e kanë “prioritet vetëm Kosovën”.

“Mirëmëngjes nga qeveria kujdestare, në detyrë e cila edhe në këto rrethana, ka prioritet vetëm Kosovën”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Edhe dje nuk është bërë konstituimi i legjislaturës së nëntë pasi PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë thënë se nuk kanë ndërruar qëndrim, ndërsa raporti i Komisionit për kuorumin dhe verifikimin e mandateve nuk u hodh as në votim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk…