
Pedro nuk mendon për pension, synon të fitojë një trofe
24 qershor 2025
| 16:48
Pedro do të mbushë 38 vjeç muajin tjetër, por nuk po mendon të ndalojë së luajturi. Të paktën jo këtë vit, pasi kohët e fundit zgjati qëndrimin e tij te Lazio për një sezon tjetër.
Në një intervistë me El Dia, Pedro u shpreh se dëshiron ende të luaj futboll.
“Jam i lumtur me rinovimin e kontratës sime njëvjeçare. E vërteta është se jam i lumtur në Romë. Lazio është një ekip ku u ndjeva rehat. Edhe pse mosha është një pengesë dhe koha e mbetur është gjithnjë e më vogël, po e shijoj shumë këtë moment. U ndjeva përsëri si futbollist. Dua të dal në pension i lumtur. Do të doja të fitojë një titull”, ka thënë Pedro.