Pedro Sanchez: Do të njohim Palestinën

02 prill 2024 | 21:09

Spanja do të njohë shtetin e Palestinës para verës, njoftoi kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, para vizitës së tij tre ditore në Lindjen e Mesme.

Sanchez u shpreh se mes muajve prill dhe qershor do të përjetohen zhvillime të rëndësishme në komunitetin ndërkombëtar lidhur me përleshjet mes Izraelit dhe Hamasit.

Kryeministri spanjoll ka njoftuar se në javët e ardhshme duhet të tregohet kujdes ndaj diskutimeve që synojnë njohjen e Palestinës si anëtare e plotë në Kombet e Bashkuara (OKB).

Duke njoftuar se vendimi i përbashkët i marrë me kryeministrat e Irlandës, Maltës dhe Sllovenisë në lidhje me njohjen e shtetit palestinez do të zbatohet para verës, Sanchez theksoi se vendi i tij vendimin për njohjen e Palestinës do ta marrë në Këshillin e Ministrave dhe më pas do ta paraqesë në Parlament.

Sanchez theksoi se mendon që në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, njohja e Palestinës është rruga e vetme që garanton paqen dhe sigurinë në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…