Peja fitoi dramën ndaj Yllit

03 nëntor 2019 | 20:03

KB Peja ka fituar në sekondën e fundit ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim me rezultat 82:83 (21:22, 20:23, 20:16, 21:22).

Ndeshja në palestrën “13 Qershori” ka qenë shumë interesante, ku fituesi është vendosur vetëm në sekondat e fundit.

Takimi ishte i barabartë nga fillimi dhe çereku i parë përfundon 21:22 për mysafirët, që e fituan edhe periodën e dytë 20:23. Ndërkohë, vendësit kundërpërgjigjen duke e fituar çerekun e tretë 20:16. Drama ndodhi në fund.

Ylli arrin të barazojë shifrat në 72:72 dhe më pas të kalojë në epërsi 75:72 me një tre pikësh nga Altin Morina. Por, Peja nuk dorëzohet dhe shënon gjashtë pikë radhazi për 75:78. Lojë e barabartë zhvillohet deri në fund, ku 37 sekonda pa përfunduar ndeshja rezultati ishte 80:80. Martin shënon nga një nga dy gjuajtjet e lira për Pejën, kurse Samir Zekiqi kalon Yllin në epërsi 82:81. Beq Kovaqi i Pejës tenton për tri pikë, por nuk shënon derisa gabimin e tij e përmirëson Malcolm Armsted, që shënon në sekondën e fundit për rezultatin përfundimtar 82:83 për Pejën.

Pikë dyshifore për Golden Eagle Yllin shënuan: Samir Zekiqi 23, Alante Fenner 19, Jameel McKay 13 dhe Valon Bunjaku 12.

Te Peja më të dalluarit ishin: Henrik Sirko me 18 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime, Jamichael Morgan me 18 pikë, Malcolm Armsted me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe dhjetë asistime, si dhe Jordan Martin me 14 pikë e 12 kërcime.

Të dy skuadrat kanë nga katër fitore dhe tre humbje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenhami ka dështuar të fitojë ditën e sotme, teksa nuk…