Peja regjistron fitoren e katërt radhazi

02 dhjetor 2020 | 17:12

Skuadra e Pejës e ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Prince Caffe Superligë, pasi e mposhti sot skuadrën e Bashkimit me rezultat 76:59 (21:19, 20:14, 22:18, 13:8).

Çereku i parë i sfidës ishte i baraspeshuar, derisa pejanët e përmbyllën me dy pikë epërsi 21:19. Por, “verdhezinjtë” ngritën epërsinë në periudhën e dytë, duke treguar lojë më të mirë në parket për të fituar këtë pjesë 20:14, dhe shkuan në pushim me rezultat 41:33.

Përkundër tentimeve nga mysafirët, Peja fitoi edhe periodën e tretë, 22:18, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:51. 10 minutat e fundit ishin vetëm formalitet (13:8) dhe Peja triumfoi në fund me shifrat 76:59.

Dardan Berisha ishte më i dalluari te Peja me 26 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Musab Mala me 20 pikë, 10 kërcime e katër asistime. Peja ka katër fitore në katër ndeshje, ndërsa Bashkimi një fitore dhe katër humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani ka dalë negativ…