Peja sonte në kërkim të fitores së tretë radhazi në FIBA Europe Cup

08 nëntor 2023 | 11:05

Peja në top formë në garat vendore dhe ndërkombëtare. Skuadra verdhezi ka shtatë fitore në shtatë ndeshje në Prince Caffe Superligë, kurse në FIBA Europe Cup ka dy fitore radhazi.

Humbjen e vetme e ka nga NINERS Chemnitz dhe pikërisht ndaj skuadrës gjermane do të luajë nesër (e mërkurë) në Karagaçi nga ora 19:00.

Takimin e parë e kishin fituar gjermanët 98:72, ndërsa më pas pejanët fituan kundër Heroes Den Bosch me rezultat 99:84 dhe në udhëtim ndaj PGE Spojnia Stargard 79:83. NINERS Chemnitz është lider me tri fitore, Peja ka dy fitore e një humbje, PGE Spojnia Stargard një fitore e dy humbje, ndërsa Heroes Den Bosch e fundit me tri humbje.

Peja ka kërkuar mbështetjen nga publiku për atmosferë të jashtëzakonshme dhe për t’u dhënë kurajë basketbollistëve në këtë përballje shumë të rëndësishme.

Këtë mesjavë është dashur të luajë edhe Trepça në grupet e FIBA Europe Cup, por takimi ndaj Hapoel Galil Elion nuk do të zhvillohet, pasi skuadra izraelite nuk ka zhvilluar asnjë sfidë deri më tani për shkak të situatës në Izrael dhe të gjitha sfidat e skuadrës izraelite janë pezulluar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymari është operuar dhe pritet të jetë jashtë fushës së…