Diniz: Neymari është gjeni, mungesa e tij është humbje për futbollin  

08 nëntor 2023 | 11:02

Neymari është operuar dhe pritet të jetë jashtë fushës së gjelbër për një kohë të gjatë. Trajneri i Kombëtarës së Brazilit, Fernando Diniz, ka thënë se është një mungesë e madhe mos prezenca e Neymarit, jo vetëm për futbollin brazilian por për futbollin në tërësi.

“Mungesa e Neymarit është gjithmonë një goditje e rëndë. Është një humbje për futbollin brazilian dhe për futbollin në tërësi. Ai është një gjeni futbolli, një nga lojtarët më të mirë në histori, ky është mendimi im”, ka thënë Diniz.

“I urojmë shërim të shpejtë dhe të kthehet më i fortë. Mendoj se ende nuk i ka shkruar faqet më të mira në historinë e tij. Ky dëmtim nuk e fshiu atë mundësi, mund ta ketë vështirësuar, por do të mund ta transformojë në forcë për t’u rikthyer më i fortë”, ka shtuar Diniz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Edon Zhegrova është vlerësuar nga…