
Peja transferon Shoshin
05 mars 2021
| 12:55
Skuadra e Pejës në basketboll e ka transferuar basketbollistin e njohur Lis Shoshi. Me transferimin e Lisitit, klubi pejan synon të jetë më i miri në vend.
“Qershia mbi torte për ketë sezone, rikthimi i Lis Shoshit nga lëndimi dhe bashkëngjitja e tij me ekipin për qëllimin që të jemi me të mirët. Lisi nuk ka nevojë për prezantim sepse sukseset e tij që në moshe të re dëshmojnë cilësitë e lojtarit. Jemi të lumtur ta kemi përsëri në shtëpi”, thuhet në njoftimin e KB Peja.
/Epoka e re/