Peja triumfon në Ligën Ballkanike

01 mars 2023 | 23:00

KB Peja ka shënuar fitore të madhe në Ligën Ballkanike.

“Shqiponjat” fituan me rezultat 86 me 74 në Bullgari ndaj Levskit. Klubi kosovar thuajse ndaj tërë lojës e kishin epërsinë.

Në pushim pejanët shkuan me epërsi prej 17 pikësh, me rezultat 46:29. Më i dalluari te skuadra kosovare ishte basketbollisti amerikan, Devoe Joseph me 25 pikë të shënuara.

Peja aktualisht renditet në pozitën e dytë të Ligës Ballkanike, me pesë fitore dhe vetëm një humbje deri më tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi ka mundur Partizanin e Tiranës me rezultat 90:103 (19:31,…