Pëllumb Bajçinovci zgjedhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

21 korrik 2023 | 15:51

Asamblistët e Kuvendit komunal të Prishtinës kanë zgjedhur me votat e tyre kryesuesin e Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajçinovcin.

Të pranishëm ishim 26 asamblistë nga 51 sa i ka gjithsej Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Në votim morën pjesë partitë e pozitës PDK, LDK dhe partia opozitare Nisma, derisa LV, AKR, dhe AAK nuk kanë qenë prezentë në seancë.

Pëllumb Bajçinovci pason ish-kryetarin Kupina i cili është shkarkuar nga asamblistët ditë më parë.

Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte shkarkuar më 27 qershor kryesuesin e saj, Fehmi Kupina.
Me 27 vota për dhe 1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo rrezikon të humbasë 147 milionë euro për një…