Pema e Krishtlindjeve më modeste në botë

12 dhjetor 2019 | 12:11

Atmosfera e festave të fundvitit ka nisur të ndihet në McComb, Mississippi. Qytetarë të shumta kanë rregulluar pemën e Krishtlindjeve në shtëpitë e veta.

Por, ndryshe nga vitet e kaluara, banorë të asaj zone kanë zbukuruar edhe rrugët e qytetit, pasi Bashkia e la në mëshirë të fatit.

Të gjendur në këtë situatë, qytetarët morën guximin për ta zbukuruar vetë qytetin dhe këtë e bëjnë në kushte vërtet primitive.

Pema e Krishtlindjeve nuk është ajo tradicionale.

Bredhi me degët e saj të mbushur me zbukurime dhe me pambuk, që personifikon dëborën është zëvendësuar me një tabelë trafiku dhe topa zbukurimi vendosur nga qytetarë të shumtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LULZIM SAHITI Eshaloni i UÇK-së në luftë me forcat armike…