Pence tërhiqet nga gara për president të SHBA-së

28 tetor 2023 | 23:45

Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence të shtunën ka njoftuar se është tërhequr nga gara për president të SHBA-së.

“Është bërë e qartë për mua: kjo nuk është koha ime”, ka thënë Pence.

“Pra, pas shumë lutjesh dhe diskutimesh, unë kam vendosur të pezulloj fushatën time për president, sot”.

“Ne e dinim gjithmonë se kjo do të ishte një betejë e vështirë, por nuk jam penduar,” vazhdoi Pence duke i thënë audiencës, e cila reagoi me habi ndaj njoftimit dhe i dha atij duartrokitje të shumta.

Pence është kandidati i parë që largohet nga një garë që është dominuar nga ish-shefi i tij i kthyer në rival, Donald Trump, dhe betejat e tij nënvizojnë se sa shumë Trump e ka transformuar partinë.

Një ish-zëvendës president zakonisht do të shihej si një sfidues i frikshëm në çdo zgjedhje, por Pence nuk mundi të gjej mbështetje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica dhe njëherësh edhe udhëheqës i…