Pence thyen rregullat gjatë pandemisë, viziton klinikën pa maskë

29 prill 13:33

Nën-presidenti i SHBA-ve Mike Pence, zhvilloi një vizitë në Klinikën Mayo të martën, por ai nuk kishte vendosur maskën mbrojtëse.

Të tjerët që kishin udhëtuar me të, e kishin një të tillë, shkruan CNN.

Në fund të fundit, ka qenë politika në objektin e njohur Rochester, Minesota, që nga 13 prilli. Ata madje thonë se do të sigurojnë një të tillë.

Përmes një postimi në “Twitter”, klinika tha se ia kishte bërë të ditur Pence rregullat e reja para vizitës, por më pas ky postim u fshi.

Por ndërsa vizitoi një qendër dhurimi të gjakut dhe plazmës brenda ndërtesës, Pence nuk vendosi një maskë mbrojtëse.

Të tjerët e pranishëm në dhomë, përfshirë doktorin Stephen Hahn, drejtues i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, mbanin maska.

Megjithatë Pence shmangu shtrëngimin e duarve dhe u përshëndet me mjekët dhe zyrtarët me bërryl.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…