Pendarovski ka marrë tetë vota në Kosovë

21 prill 2019 | 01:59

Për zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë kanë votuar edhe diaspora përmes ambasadave.

Kandidati për kryetar shteti i cili përkrahet nga partitë politike që janë në pushtet, Stevo Pendarovski, mori tetë vota nga Prishtina.

Ambasada, komisionit të zgjedhjeve të Maqedonisë ka raportuar se të gjitha votat nga Prishtina ishin për kandidatin Pendarovski.

Ndërsa Gordana Siljanovska, nga radhët e VMRO-së është fituese në diasporë për president të Maqedonisë së Veriut duke lënë pas Stevo Pendarovskin.

Siç mësohet nga të dhënat zyrtare Gordana Siljanovska ka marrë 348 vota ndërsa Stevo Pendarovski i LSDM-së ka marrë 301 vota dhe Blerim Reka kandidati shqiptar i përkrahur nga Ash-ja dhe BESA. me 48 vota.

Sot gjithashtu në Maqedoni kanë votuar të burgosurit dhe të personat e sëmurë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri shqiptar, Senad Gashi, pësoi humbje me vendim unanim në…