‘Penë e artë e Kosovës dhe Shqipërisë’, ambasadori Malaj vlerëson figurën e Qosjes
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka bërë homazhe për ndër të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja në organizimin institucional të organizuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.
Ai ka thënë se si komb shqiptar me ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja kemi humbur një prej penave të arta të Kosovës dhe Shqipërisë
“Humbja është e madhe megjithatë do të thoja që gjithçka që ka lënë akademik Rexhep Qosja është një pasuri e jashtëzakonshme, unë mendoj se më mirë akoma do të jetë për brezin e ri i cili do të ketë mundësinë të prek nga afër tezat e tij dhe gjithçka qe ai ka bërë por edhe për ta parë atë si person se në momente të caktuara ka pasur mendimet e tij të caktuara në zhvillimet kulturore apo politike qoftë ne Kosovë qoftë në Shqipëri. Rexhep Qosja gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm kjo nuk do të thotë se këtë nuk e gëzon në Kosovë por që ne do të dikë të ja kthejmë atë kontribut të tij për shoqërinë shqiptare”, ka thënë Malaj.



