Pensionistët të pakënaqur me shtesat prej 100 eurove: Kjo është hajgare

07 nëntor 2021 | 13:41

Ndarja e shtesave prej 100 euro nga Qeveria e Kosovës për pensionistët në vend po shihet më shumë se është bërë për poenë politikë.

Me anë tё kёtij vendimi, përfituesit e skemave pensionale nё muajin nëntor do tё përfitojnë nga 100 euro shtesë mbi pensionin e rregullt dhe shtesën aktuale.

Disa nga pensionistët në Prishtinë po e shohin si mashtrim dhe hajgare ndarjen e kësaj shume.

Tahir Aziri ka thënë për “Ekonomia Online” se kjo shumë e ndarë është për blerje votash.

“Këto janë kurrgjë hiç. Kanë luajtur me neve sikur fëmijëve kur ta blen një çokollatë apo diçka. Kanë deshtë me i ble votat këtë muaj. Ma mirë u kanë me na vazhduar ka 10 a ka 15 për muajt e tjerë. Kjo është hajgare se di çka me thanë ma shumë”, ka thënë ai.

Ndërsa Arsim Canolli ka thënë se pensionistëve është dashur që jo vetëm një muaj por gjithmonë të ketë ndarje, duke e cilësuar si kategori e përbuzur dhe e mashtruar si në këtë rast.

“Pensionistëve është dashur me ju nda jo për një muaj por gjithherë me iu dhënë sepse janë të lënë shumë pas dore. Janë kategoria më e përbuzur që nga paslufta. Çka me bë me 180 euro, të ishin kanë për gjithë kisha thanë, por kjo është një shumë simbolike vetëm sa me mashtrua”, ka thënë ai.

E ka edhe prej tyre që nuk do ta marrin këtë shumë prej 100 euro, si shenjë revolte.

Xhemajl Duraku ka thënë se nuk i merr ato para pasi sipas tij janë për “sadaka” dhe jo për pensionistë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshimet që pritet të ndodhin në Ligjin për shërbimin e…