
Pensionisti që ndihmoi Shqipërinë në kohën e tërmetit pret takimin me Edi Ramën
Shaqir H. Shaqiri quhet i moshuari që para disa muajve ndau 10 euro nga pensioni i vet për ta ndihmuar Shqipërinë e cila ishte goditur nga tërmeti. Ai është nga Medvegja, por që nga viti 1980 jeton dhe krijon në Prishtinë.
Ndonëse në pamje të parë duket si një pensionist i zakonshëm, ai nuk është i tillë. Shaqir H. Shaqiri ka shkruar disa libra dhe botuar dhjetëra poezi. Ai njihet edhe me pseudonimin “Kalaja”.
Njeriu, veprimi i të cilit preku të gjithë shqiptarët, në një rrëfim për “Epokën e re” ka treguar arsyet e këtij gjesti solidariteti. “Unë jam pensionist dhe jam i sëmurë nga sheqeri. Kur tërmeti goditi Shqipërinëndjeva dhimbje të madhe. Populli i Kosovës filloi tëgrumbullojë ndihma. Atë ditë kisha marrë pensionin dhe ndjeva obligim ta ndihmoj Shqipërinë me 10 euro. Zemra më kushtonte të jap më shumë, por ato para i kisha, sepse paratë e tjera të pensionit i kish harxhuar për barna dhe gjëra tjetër personale”, ka thënë ai.
Sikurse në videon që bëri xhiro në rrjete sociale në mbarë hapësirat shqiptare, edhe në këtë rrëfimemocionohej disa herë ka shprehur dashurinë për Shqipërinë. “Ato para që kisha i dhashë sepse Shqipërinë e dua shumë. Kur flas për Shqipërinëemocionohem shumë. Madje e kam shkruar një ditar për Shqipërinë sepse gjatë luftës për tre muaj atje kam qenë refugjat me familje, në rrethin e Korçës. E kampasur obligim ta ndihmoj Shqipërinë. Për Shqipërinëjam në gjendje të bëj çdo gjë”, ka thënë Shaqiri, i cili, teksa flet për të, s’i pushon lotët.
Veprimi human i Shaqirit kishte prekur edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama i cili kishte shpërndarë videon e tij duke e quajtur hero. Rama kishte premtuar se do ta takojë nga afër të moshuarin që u bë motivim për të gjithë.
Gjashtë muaj më pas, pensionisti që dikur ishte mësues pret takimin me kryeministrin shqiptar. Ai shpreson seRama do ta mbajë premtimin për këtë takim.
Por, nëse Rama nuk do të vijë ta takojë, Shaqiri ka thënë se gjatë kësaj vere do të shkojë vetë në Tiranëdhe do të bëjë përpjekje ta takojë kryeministrin Rama. “E kam dëgjuar kryeministrin Edi Rama që ka thënë se do të më takojë. Unë e pres këtë takim. Se kur do tëndodhë nuk e di. Por, nëse nuk më takon ai, këtë verë,nëse jam shëndosh e mirë, unë do të shkoj në Shqipëri dhe do ta takoj atë. E kam botuar një libër për të të cilin do t’ia jap”, është shprehur ai.
Shtatëdhjetëvjeçari ka treguar se ka disa dhurata dhe kërkesa për kryeministrin shqiptar. “Përveç librit, kryeministrit shqiptar do t’ia dhuroj edhe dy shalle, njërin me flamur të Kosovës e tjetrin me flamur tëShqipërisë. Gjithashtu, do t’ia jap edhe dy gurë, njëri i mermerit të Banjës së Sjarinës dhe tjetri i Trepçës. Nga Edi Rama do të kërkoj të m’i japë 200 lekë nga kuleta e tij, jo e shtetit. Vetëm kjo kartëmonedhë e lekut të Shqipërisë më mungon. Do ta kërkojë ta kem edhe pasaportën shqiptare”, ka treguar ai.
Nga dashuria që ka për Shqipërinë, ai ka treguar se shumicës së liderëve politikë të këtij vendi i ka kushtuar poezi. “Unë e kam dashur edhe Sali Berishën, të cilit ia kam kushtuar një poezi. E kam dashur Enver Hoxhën. Ne e kemi dashur Shqipërinë dhe kemi vuajtur për të. Natyrisht se e dua edhe Edi Ramën, të cilit ia kam kushtuar një poezi”, ka deklaruar Shaqiri.
Nuk bën të jepet Trepça për Luginën e Preshevës
Shaqir H. Shaqiri, i cili nuk guxon ta vizitojëvendlindjen e tij, në rrëfimin për gazetën “Epoka e re” ka thënë se Kosova nuk duhet të pranojë ta japëTrepçën për një pjesë të Luginës së Preshevës. “Pak besoj se Lugina e Preshevës mund t’i bashkohet Kosovës. Unë shtëpinë dhe pasurinë i kam në Banjë të Sjarinës, por unë nuk dua që Kosova ta marrë atë pjesë dhe ta humbë Trepçën, sepse Trepça është pasuri e madhe për Kosovën dhe nuk duhet ta japë kurrë”, ka thënë ai, duke treguar problemet me të cilat përballenshqiptarët e asaj pjese. Sipas tij, ajo pjesë e shqiptarëve vuan shumë nga pushteti serb, i cili vazhdimisht ia ka shkelur të drejtat elementare. “Situata e shqiptarëve në Luginë është e vështirë. Ndoshta Presheva e Bujanoci janë më mirë, ndërsa në Medvegjë jemi shumë keq. Kanë mbetur shumë pak shqiptarë aty. Unë më nuk guxoj të shkoj në Medvegjë sepse jam i përndjekur nga pushteti serb atje”, ka thënë ai.
Shaqiri e ka ftuar Qeverinë e Shqipërisë dhe tëKosovës që t’i ndihmojnë sa më shumë shqiptarët e Kosovës. “Dy qeveritë shqiptare do të duhet t’i ndihmojnë shumë shqiptarët. E di se i kanë dhënë disa ndihma, por do të duhej edhe më shumë në mënyrë që shqiptarët të mos shpërngulen nga atje”, ka thënëShaqiri.
Me tej, ai ka treguar për kohën që ka jetuar nëMedvegjë dhe më pas në Kosovë. “Mua më kanë rritur Kosova dhe Shqipëria sepse unë jam i Medvegjës. Kam punuar 20 vjet në arsim në Banjë të Sjarinës, pastaj 21 vjet në Obiliq. Tash jam pensionist dhe merrem me shkrime”, ka deklaruar ai.
Shaqiri ka thënë se ka dëgjuar që dikush nga diaspora po mbledh ndihma për të. Ai i ka ftuar ata që mos ta bëjnë një gjë të tillë sepse nuk ka nevojë. “Kam dëgjuar që mërgata ka nisur të mbledhë para për mua, por unë dua t’u them atyre se nuk jam i dobët. Fatmirësisht, qëndroj mirë në aspektin e mirëqenies. Kam banesë dhe pension”, ka deklaruar Shaqir H. Shaqiri.
(Muhamet Koci)