Pensionohet profesor Fehmi Hasanaj, puna e tij vlerësohet nga kolektivi i shkollës ‘Marin Barleti’

16 maj 2022 | 11:24

Profesor Fehmi Hasanaj tërë jetën ia ka kushtuar arsimit dhe aktiviteteve në shërbim të atdheut.  Profesor Hasanaj, i cili vjen nga rrethi i Anamoravës është pensionuar nga arsimi.

Me këtë rast, kolektivi i shkollës ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan e ka vlerësuar lartë kontributin e profesor Hasanajt në funksion të edukimit të gjeneratave. Po ashtu, ata kanë vlerësuar edhe angazhimin e tij për Kosovën e lirë.

Shkrimi i plotë i kolektivit të shkollës ekonomike “Marin Barleti”:

Nga Mërgimi Krushkë i diturisë për lirinë tënde Kosovë

Mësuesit e shkollës shqipe nuk pyetën për liri , nëse zinxhiri i prangave do të jetë prej hekuri apo floriri…

Po kush m’bën t’ndihem krenar, kush më ndrit porsi fanar, kush më bën të mësoj i qetë, vetëm ti atdhe.

Kam mbështetur gjoksin në parzmën e atdheut, të marr frymë në mushkëritë e kësaj toke…

Jehonë e një pushke, mi shpërndan mendimet dhe përmes frëngjisë së një kulle , jo shumë larg kufirit në mes të atdheut, përplasen shkrepat e larta, atje ku shqiponjat rrinë me diellin.

Ishte kohë e pranverës së vitit 1957, kur në Sllobicë, ajo krismë ndjellmërie, ishte lajmëtare e lindjes së një djali, Fehmi Hasanajt.

Traditës së trungut familjar iu shtua edhe një krah i fortë pune, ziles së shkollës, një zë i ëmbël fëmije e vargonit të gjatë të krushqive për dituri dhe një sy i mprehtë pushke për të mirën e Kosovës, për nderin e atdheut.

E pagëzuan me emrin Fehmi që të vezullojë si rreze e artë në këtë anë, ku krenaria e plisave të bardhë , thua se prek qiellin.

Aty në Sllobicë, në shkollën “Liria”, fillon ta thithë nektarin e diturisë për liri. Krahas mësimeve të shkollës, në kullën e vjetër e cila stoikisht u qëndroi furtunave të kohës, në odën e burrave pranë oxhakut ndizej kuvendi i trimave për dituri ku ai mësoi mikpritjen, bujarin, respektin dhe dashurinë për atdheun.

Demonstratat e vitit 1981 ishin platformë e drejtë e rebelimit të studentëve shqiptar, në mesin e të cilëve ishte edhe Fehmiu.

Derisa tanket e kryeçetnikut Franjo Herleviq shqyenin asfaltin nëpër rrugët e Prishtinës, në duart e Fehmiut mbahej pankarta me mbishkrimin “Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë” , e cila u bë realitet për gjeneratat e ardhshme.

Një krijesë gjeografike e quajtur serbosllavi filloi netët e gjata të Gulgotës, me diferencime, burgosje, vrasje.

Kjo ishte koha kur shfaqet edhe shëmtia më e madhe që mund t’u bëhej shqiptarëve. Shqiptarët u rezistonin sulmeve barbare dhe masakrave të Kralit të vjetër e të ri të serbosllavisë , hienave karpatiane siç i quante Fishta.

Edhe përkundër krimeve mizore , Shqiptarët qëndronin stoik siç shkruante Papa Kristo Negovani: “Perëndia gjithmonë ka folur shqip. Sikur të gjithë rilindasit t’i helmojnë zoti s’do pushoj së foluri shqip. Çdo fjalë e gjuhës shqipe nuk shitet e nuk blihet për tërë arin e botës,  mbase floriri humbet, shqipja mbetët”.

Ndër grushtet e shtrënguar, malli për atdheun dukej se dielli i migrimit ka filluar të perëndojë. Drita e qytetit, rrugët, sheshet, jeta komode, fasada e ndërtesave , Fehmiut i dukeshin të huaja e të ftohta si gurë varresh. Me vite jam larguar i dashuri atdhe, por nuk të kam harruar se shumë i ëmbël je!

E gëzofsh pensionin, profesor Fehmi Hasanaj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i skuadrës së Dukagjinit nga Klina, Atltin Merlaku sërish…