Merlaku sërish e rrëmben çmimin ‘ylli i javës’

16 maj 2022 | 11:17

Kapiteni i skuadrës së Dukagjinit nga Klina, Atltin Merlaku sërish e ka rrëmbyer çmimin “ylli i javës” që ndahet nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe me sponsori i Superligës, Banka Kombëtare Tregtare.

Merlaku pati një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme në këtë edicion, duke qenë më i merituari për fitoren kundër Llapit, me rezultat 3-2.

Altin Merlaku realizoi “hat-trick” në këtë takim, duke ia siguruar tri pikë shumë të vlefshmen skuadrës së tij në luftën për t’i ikur barazhit. Kjo është hera e dytë në këtë edicion që Merlaku e fiton këtë çmim, pasi edhe në javën e 30-të ishte shpallur më i miri.

Një javë para përfundimit të kampionatit, KF Dukagjini (Klinë) ndodhet në pozitën e pestë me 49 pikë, dy më shumë se Malisheva, e cila ndodhet në pozitën e tetë, që dërgon në barazh.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk janë lënduar të shtunën,…