Salahi dhe Van Dijki nuk mungojnë në finalen e Ligës së Kampionëve

16 maj 2022 | 11:10

Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk janë lënduar të shtunën, por lajm i mirë është se të dy futbollistët nuk mungojnë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

“Sigurisht që do të jem gati për finalen, gjithçka është në rregull”, ka thënë Salah.

Ndërsa mbrojtësi holandez ka konfirmuar se asgjë nuk ka për tu shqetësuar lidhur me lëndimin e tij. “Ndjeva një kërcitje në gju pas 20 minutash pas një sprinti. Do të bëjmë kontrolle të tjera dhe shpresojmë të mos ketë probleme. U zëvendësova për të mos rrezikuar”, ka thënë Van Dijk.

 

/Epoka e re /

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë bërë 23 vjet nga zhdukja e intelektualit Ukshin Hoti.…