Pentagoni: Luftanija amerikane dhe anije të tjera sulmohen në Detin e Kuq

03 dhjetor 2023 | 17:54

Pentagoni ka thënë se një anije luftarake amerikane dhe shumë anije tregtare janë sulmuar në Detin e Kuq.

Kjo vjen pasi agjencia e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar tha se kishte marrë raporte për një sulm me dron në ngushticën Bab al-Mandab të Detit të Kuq, shkruan Sky News.

Më herët, ajo raportoi aktivitetin e dronëve me origjinë nga Jemeni, si dhe një shpërthim të mundshëm, dhe u bëri thirrje anijeve në zonë të jenë të kujdesshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar qytetarët…