Penza-Bashkimi takohen sërish, pritet ndeshje interesante

19 prill 2021 | 14:02

Penza dhe Bashkimi do të përballen sërish sonte (e hënë) në ndeshjen e dytë finale të “play-off”-it në EBC Ligën e Femrave.

Në sfidën e parë të zhvilluar në Prizren, fituan vashat pejane me shifrat 63:84. Skuadra pejane do të mundohet të ngrit epërsinë në 2:0 për të qenë sa më afër titullit të kampionit, derisa skuadra prizrenase synon të barazojë shifrat në 1:1 dhe titulli të shkojë në qytetin e lashtë të Kosovës.

Penza në gjysmëfinale kishte mundur Prishtinën, ndërsa Bashkimi mposhti Vëllaznimin. Në edicionin e rregullt, këto skuadra u takuan katër herë, ku tri herë fitoi Bashkimi, kurse një herë Penza.

Kampion i EBC Ligës së Femrave shpallet skuadra që shënon tri fitore. Ndeshja Penza-Bashkimi do të zhvillohet sot (e hënë) nga ora 19:00

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sukseset e Dua Lipës vijnë njëra pas tjetrës, teksa këngëtarja…