Penza i bashkohet Bashkimit në finalen e femrave

12 prill 2021 | 22:16

Skuadra e Penzës është finalistja e dytë e Play Off-it në Ligën e Femrave.

Vashat pejane e mposhtën Prishtinën në çastet e fundit të ndeshjes me rezultat 87-86, pas një serie perfekte prej 10-0 brenda dy minutave të fundit.

Heroina e ndeshjes ishte basketbollistja amerikane, Gabrielle Cooper, e cila shënoi në sekondën e fundit nga afërsia, pasi më parë kapi kërcimin në sulm pas tentimit të huqur të Valbona Bytyqit.

Kjo e fundit ishte më meritorja në këtë fitore duke shënuar hic më pak se 34 pikë e 7 kërcime.

Në anën tjetër, te Prishtina u dalluan Enisa Kamerolli me 25 pikë dhe Enxhi Xhanaj me 22 pikë të tjera.

Penza me këtë rezultat e fiton edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale përballë Prishtinës dhe kualifikohet në finale me rezultat 2-0. Në final Penza do të takohet me skuadrën e Bashkimit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije…