Bie numri i rasteve me Covid në Maqedoni, por viktimat mbeten sërish të larta

12 prill 2021 | 22:13

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 193 raste të reja pozitive me Sars Cov 2 nga 1.192 testime të realizuara.

1.014 pacientë janë shëruar ndërsa 34 prej tyre e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 670.333 testime, prej tyre, 142.034 kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë janë shëruar 117.794 pacientë.

Jetën e kanë humbura në Maqedoninë e Veriut kanë arritur 4.262, ndërkaq raste aktive janë 19.978./rel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të hënën në takim kryetarin…